Please enter at least 3 characters.

Mogherini dhe Hahn përshëndesin nënshkrimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

2017/04/hahn-mogherini.jpg

Bashkimi Evropian përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për fqinjësi të mirë dha bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Hahn dhe Mogherini në një deklaratë të përbashkët thonë se kjo tregon vendosmërinë nga dy shtetet për tejkalimin e çështjeve mes tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Kjo marrëveshje tregon vendosmërinë e dy palëve për tejkalimin e çështjeve dypalëshe dhe paraqet inspirim për gjithë rajonin. Ky është një hap para në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe forcin perspektivën euroatlantike të Maqedonisë në interes të qytetarëve të saj", thuhet në deklaratën e përbashkët të Hahn-it dhe Mogherini-t./Telegrafi/