Please enter at least 3 characters.

Modric kërkon rinovimin e kontratës me Real Madridin

2019/02/Modric-Topi-i-Arte-1.jpg
285:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 15: Luka Modric of Real Madrid presents his Ballon d'Or Trophy to the crowd prior to the La Liga match between Real Madrid CF and Rayo Vallecano de Madrid at Estadio Santiago Bernabeu on December 15, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Luka Modric thuhet se ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin, pavarësisht interesimit nga Interi dhe Juventusi.

Fituesi i Topit të Artë thuhet të ishte afër transferimit te Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, klubi mbretëror kundërshtoi interesimin e Nerazzurrëve duke protestuar ndaj qasjes së tyre dhe duke u ankuar në FIFA.

Pas kësaj, Modric mbeti në Santiago Bernabeu dhe një lëvizje drejt Serie A nuk u materializua.

Modric fitoi Topin e Artë në vitin 2018 (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Tani është klubi tjetër italian, Juventusi, që u lidh me një transferim të mundshëm të kroatit në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, Modric është e prirur drejt një kontrate të re me Real Madridin.

Me rinovimin e kontratë, mesfushorit kroat do të përfitonte edhe një rrogë të përmirësuar ndjeshëm.

Marrëveshja e tij e tanishme shkon deri në qershor të vitit 2020, ndërsa me rinovim do të ishte deri në vitin 2022. /Telegrafi/