Please enter at least 3 characters.

Modric dëshiron kalimin te Interi?

2018/08/Modric10.jpg
267:"NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JUNE 21: Luka Modric of Croatia acknowledges the fans following the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Argentina and Croatia at Nizhny Novgorod Stadium on June 21, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka kontaktuar me agjentët e Luka Modric, por pritet të presë deri në fundjavë për të zbuluar nëse lojtari dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Reprezentuesi i Kroacisë ka dalë si një objektiv i guximshëm i transferimeve për Nerazzurrët gjatë dy ditëve të kaluara.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se bisedimet fillestare kanë ndodhur midis zyrtarëve të klubit zikaltër dhe rrethit të 32-vjeçarit kroat.

Pas negociatave, Interi mendon se ata mund të kenë një shans për të afruar Modricin, i cili e udhëhoqi vendin e tij deri në finalen e Kupës së Botës.

Luka Modric (Getty Images)

Lojtari është aktualisht në pushime në Sardenjë, por do të kthehet në Madrid këtë fundjavë për para sezon.

Di Marzio pretendon se në atë pikë, ai do të diskutojë të ardhmen e tij me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Perisic dhe Modric duke festuar një gol të Kroacisë në Botëror (Getty Images)

Modric duhet t'i tregojë presidentit të klubit nga Bernabeu qëllimit të tij për t'u larguar dhe më shumë negociata zyrtare do të fillojnë ndërmjet klubeve nga e hëna.

Gazeta Corriere dello Sport spekulon se nëse Modric bashkohet me klubin, marrëveshja më e mundshme do të ishte një huazim fillestar - me Interin që ka mundësinë të nënshkruajë atë përgjithmonë verën e ardhshme.

Nerazzurrët dje (e mërkurë) mbrëmë konfirmuan nënshkrimin e bashkëkombësit të Modricit, Sime Vrsaljko, nga Atletico Madrid. /Telegrafi/