Modelja shqiptare e pranon hapur, publikon foto pas operacionit estetik në hundë (Foto)
01/08/2016
Modelja e njohur shqiptare, Jovana Nikoci, ka pranuar hapur se ka bërë ndërhyrje estetike.
Ajo këtë e bëri me një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku në mënyrë mjaft të lehtë pranoi se bëri ndërhyrje estetike.
Ky është guxim i madh për një figurë publike shqiptare, kur dihet se shumë prej tyre nuk pranojnë intervenimet estetike, shkruan Telegrafi.
Por, duket se Jovana është shembulli më unik përkëtë.
Jovana ka qenë pjesë e disa projekteve,teksa së shpejti sjell setin e ri fotografik.
Ajo është pjesë e agjencionit të modës Dhurata Lipovica, që udhëhiqet nga dikur një pre modeleve më të mira kosovare. /Telegrafi/


