Please enter at least 3 characters.

MKRS-ja ndan 189 mijë për FFK-në

2016/01/mkrs-ja-ndan-189-mij-euml-p-euml-r-ffk-n-euml_hd.jpg

Nëpërmjet këtij memorandumi MKRS-ja do ta ndihmojë FFK-në me 189 mijë euro, për programin vjetor të këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, konfirmoi mbështetjen për këtë federatë dhe u zotua se edhe në të ardhmen do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.

Ndërkaq, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, u shpreh se kjo shumë dëshmon gatishmërinë e ministrisë për të ndihmuar futbollin dhe për t’i qenë pranë në procesin e avancimit të tij.