Mjekët në të gjithë botën: Ne qëndruam në punë për ju, ju qëndroni në shtëpi për ne!
Ndërsa pandemia e coronavirusit përhapet gjithnjë e më shumë, ekspertët botërorë thonë se qytetarët duhet të dëgjojnë këshillat e qeverive të ndryshme që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë rregullat e higjienës.
Fatkeqësisht, Italia ka një skenar të tmerrshëm. Spitalet janë të mbingarkuara, nuk kanë veshje mbrojtëse dhe respiratorë, transmeton Telegrafi.
Profesionistët e shëndetit sëmuren.
Vetëm në 24 orët e fundit, 627 njerëz kanë vdekur në vend dhe më shumë se 5000 janë infektuar.
"Ne qëndrojmë në punë për ju, ju qëndroni në shtëpi për ne"
? awesome-picz: “I Stayed At Work For You, You Stay At Home For Us!” Doctors And Nurses Plead With The Public To Listen To Them https://t.co/nGxUBOWJDA
— Rose (@rosesandmoss) March 20, 2020
Për të mos lejuar që kjo histori të ndodhë në vendet e tjera, profesionistët e shëndetit u kërkojnë qytetarëve të qëndrojnë sa më shumë që të jetë e mundur në shtëpitë e tyre.
Sigurisht, disa profesione janë në vijën e parë të mbrojtjes dhe nuk e kanë atë luksin e qëndrimit në shtëpi.
Mjekët, infermierët, kujdestarët, pastruesit në spitale, farmacistët, dyqanxhinjtë, policia - të gjithë ata janë të ekspozuar ndaj coronavirusit çdo ditë, sepse pa përpjekjen e tyre, i gjithë sistemi do të shembet, po ashtu edhe lufta kundër pandemisë coronavirus.
Prandaj, profesionistët e mjekësisë në të gjithë botën bënë thirrjen "Ne qëndruam në punë për ju, ju qëndroni në shtëpi për ne". /Telegrafi/
I Stayed At Work For You.
You Stay At Home For Us!#StayAtHome#StayHomeSaveLivespic.twitter.com/6WPqjSrUlY— Sara (@SaraMehdi96) March 20, 2020


