Please enter at least 3 characters.

Mitrovica siguron mbi 58% të nevojave për grurë

2016/01/f.0806124608625_m.jpg

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se sivjet prodhimi ka qenë 900 kilogramë më i lartë se sa në vitin e kaluar. “Rendimenti ka qenë i lartë për shkak të kushteve agroekologjike”, tha ai.

Bislimi potencoi se edhe fushata e korrje-shirjeve ka kaluar me sukses. “ Korrje-shirjet kanë filluar më 07.07.2013 dhe kanë zgjatur deri më 25.07.2013. Fillimisht kanë qenë 10 autokombajna që kanë punuar, ndërsa më vonë numri i tyre ka arritur në 22 sosh”.

Ai tha se në këtë vit në Komunën e Mitrovicës kanë qenë të mbjellura me grurë 1025 hektarë, 750 hektarë me tërshërë dhe 40 hektarë me elb. Sipas tij, vitin e kaluar kanë qenë 950 hektarë të mbjellura me grurë, ndërsa sivjet 95 hektarë më tepër. “Arsyeja e rritjes së sipërfaqes së mbjellë me grurë është subvencionimi i fermerëve nga Ministria e Bujqësisë”.

Imeri theksoi e gjithë fushata e korrje-shirjeve është përcjellur vazhdimisht nga një Komision komunal që është formuar me vendim të kryetarit të komunës. /Telegrafi/