Miratohet në parim Projektligji për Menaxhimin e Financave Publike
50:"Euro Bills Currency Dollar Bill Seem Money Finance
37:"http://maxpixel.freegreatpicture.com/
21/09/2020
Në vazhdimin e seancës me 45 vota për, 17 kundër dhe një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.
Në piken e radhës të rendit të ditës po shqyrtohet raporti me rekomandimet të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike në lidhje me raportin e auditimit të pasqyrave vjetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2019.
Po ashtu, kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se, Qeveria nuk duhet të pret nga opozita që të sigurohen votat për ta kaluar Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/


