Please enter at least 3 characters.

MINTI publikon çmimet e derivateve, nafta 1 cent më lirë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 16 qershor 2026.

Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i naftës është 1.49 euro për litër, një cent më lirë se të hënën.

Çmimi i benzinës sot është i njëjtë me të hënën, 1.39 për litër, gjersa edhe çmimi i gazit mbetet po i njëjtë, 0.67 për litër.

Këto çmime vlejnë 24 orë dhe hyjnë në fuqi në ora 10:00. /Telegrafi/