Ministria u jep pensione edhe personave të vdekur
Persona nga kjo kategori pensionistësh edhe nëse vdesin ka mundësi që të jenë përfitues të pensioneve. Mosverifikimi i kësaj kategorie nga ana e Ministrisë mund të zgjasë me vite.
“Koha Ditore”, posedon historikun e pagesës se dy qytetarëve të cilët kanë vdekur në vitin 2009. Në këto dokumente shihet se këta dy qytetarë edhe 5 vite pas vdekjes kanë marrë pensione.
Sabrije Gashi-Beka, nga Prishtina, ka vdekur në qershor të vitit 2009, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti familjarët e Sabrijes kanë marrë çdo muaj pensionin e saj. Shuma totale që kjo familje ka përfituar gjatë këtyre viteve është 5.340 euro.
MPMS e ka pranuar se ka raste të tilla. Drejtori i Zyrës për Komunikim Publik, Musa Demiri, ka thënë se ky fenomen po ndodh në vazhdimësi. /Telegrafi/


