Ministria e Shëndetësisë: Mbeten vetëm 13 raste me ethet e Nilit Perëndimor, nuk ka raste të reja
Numri i rasteve të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor në vend mbetet 13, ndërsa për tre pacientë të tjerë që janë të hospiatlizuar në Klinikën Infektive aktualisht po kryhen analizat laboratorike dhe priten rezultatet përfundimtare, të cilat duhet të konfirmojnë ose mohojnë praninë e virusit.
“Deri më tani nuk janë regjistruar raste të reja të konfirmuara, ndërsa situata epidemiologjike po monitorohet vazhdimisht. Sapo të përfundojnë analizat laboratorike, do të dihet nëse tre rastet e dyshuara do t’i shtohen numrit të përgjithshëm të të infektuarve”, thuhet në komunikatën me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse nga pickimet e mushkonjave, pasi virusi transmetohet përmes tyre. Rekomandohet përdorimi i repelentëve, veshja e rrobave me mëngë të gjata gjatë mbrëmjes dhe eliminimi i ujërave të ndenjura pranë banesave.
Ministria thekson se mbetet në koordinim me të gjitha institucionet kompetente dhe se opinioni do të njoftohet menjëherë për çdo zhvillim të ri.


