Please enter at least 3 characters.

Ministria e Pushtetit Lokal mbështet projektet komunale

2017/02/Foto-e1486372419136.jpg

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës “Dëshmorët e Kombit” në këtë komunë.

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet e financuara nga MAPL, janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin publik, platformën për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin e shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët. /Telegrafi/