Please enter at least 3 characters.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha

2021/10/auto_buqe-bt-11635340281-e1635344229816.jpg

Gjatë ditë së sotme (e mërkurë) është ndarë nga jeta regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha.

Ajo thuhet se ka ndërruar jetë në vendin e punës, përkatësisht në Ministrinë e Kulturës.

Shumë nga komuniteti artistik e liderët politikë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndërsa një telegram ngushëllimi nuk ka munguar as nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Burbuqe Berisha (Foto: Facebook)

Ky është shkrimi i tyre i plotë (pa ndërhyrje):

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha.Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar.Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi.Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota".Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”./Telegrafi/