Please enter at least 3 characters.

Ministria e Kulturës promovoi 50 tituj librash nga edicioni "Pasuria letrare botërore"

2017/01/Vajza-katërvjeçare-ka-lexuar-më-shumë-se-njëmijë-libra-foto.jpg

Pesëdhjetë tituj të ri nga edicioni kapital "Pasuria letrare botërore" e Ministrisë së Kulturës u promovuan mbrëmë, me çka numri i librave të promovuar nga ky edicion arriti deri 103 libra nga 316 të planifikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ky është edicion i cili i përmbledh në një vend vlerat e letërsisë botërore, të cilat me dekada i kanë tërheque çmimet më të mëdha letrare, libra që deri tani nuk kanë qenë në gjuhën maqedonase dhe lexuesit e Maqedonisë", deklaroi Elizabeta Kançeska-Milevska, ministre e Kulturës.

Ajo gjithashtu tha se pesëdhjetë titujt e ri janë me vlera të mëdha, mes të cilave përmendi edhe 13 tituj fitues të çmimit "Gonkur", 6 tituj laureat në çmimin rus "Bukerova" dhe të tjerë./Telegrafi/