Ministria e Financave: Janë siguruar mjete për gjithë kandidatët e MPB-së në Maqedoni
10/10/2016
Ministraia e Financave demantoi pohimet se nuk ka para për pagat e 34 kandidatëve - trajnues të policisë, të cilët sot protestuan para Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në njoftim thuhet se Ministria e Financave ka mjete të siguruara për të gjithë kandidatët, ndërsa punësimet duhet t'i sjellë vetë MPB-ja./Telegrafi/


