Please enter at least 3 characters.

Ministri Shala dhe kapiteni Ujkani diskutojnë për të ardhmen e futbollit kosovar

2016/01/ministri-shala-dhe-kapiteni-ujkani-diskutojn-euml-p-euml-r-t-euml-ardhmen-e-futbollit-kosovar_hd.jpg

Shala e përgëzoi Ujkanin për sukseset që po tregon në arenën ndërkombëtare dhe e falënderoi për paraqitjet mira që po i bën për Përfaqësuesen e Kosovës.

Edhe kapiteni e falënderoi nga ana e tij ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës dhe avancimit të tij në arenën ndërkombëtare, thuhet në një njoftim të MKRS-së.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kapitenit Ujkani u diskutua për të ardhmen e futbollit të Kosovës në përgjithësi dhe nevojën e përmirësimit të mëtutjeshëm të tij. /Telegrafi/