Please enter at least 3 characters.

Ministri Pishtar Lutfiu jep detaje rreth funksionimit të Universitetit ''Nënë Tereza''

2016/06/Pishtar-Lutfiu-1.jpg

Ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu ka deklaruar për mediat se objekti i ri i Universitetit ''Nëna Terezë'' (UNT) do të jetë gati brenda dy deri tre viteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka bërë të ditur se Universiteti i Evropës Juglindore i jep mbështetje të madhe universitetit të ri, kurse rektorati i UNT-së do të jetë te Lidhja e Sindikatave.

Lutfiu ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar rreth 80 studentë, ndërkaq pritet që ky numër të arrij në 150. Javën e ardhshme planifikohet të mbahet ora e parë akademike.

Megjithatë, kritikat ndaj këtij projekti nuk kanë të ndalur, pasi që konsiderohet si diçka ende inekzistente dhe me prapavijë politike.

Ndërkaq friga e studentëve të UEJL-së për një shkrirje të mundshme në UNT është duke u shfaqur në mënyra të ndryshme, përmes peticioneve dhe deklaratave kundërshtuese të studentëve./Telegrafi/