Ministri Krasniqi dhe kryetari Aliu, përuruan projektin e rregullimit të parkut dhe këndit të lodrave në Gjyrkoc të Shtimes
27/09/2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimin ekonomik lokal, bashkëpunimin në mes të Qeverisë dhe Komunës si dhe mbarëvajtjen e proceseve të projekteve komunale.
Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve për qytetarët në mënyrë të rregullt.
Gjithashtu, Ministri Krasniqi dhe Kryetari Aliu së bashku me banorët e fshatit kanë përuruar projektin - rregullimi i parkut dhe këndit të lodrave në lagjen e komuniteteve në fshatin Gjyrkoc, financuar nga programi për mbështetje për projekte infrastrukturore për komunitete. /Telegrafi/


