Please enter at least 3 characters.

Ministri i Jashtëm turk viziton Xhaminë e Namasgjasë në Shqipëri

2024/01/ministri-turk2.jpg
4:"Edda

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka nisur vizitën në Tiranë nga Xhamia e Namasgjasë, e cila edhe pse e përfunduar, nuk është inauguruar.

Burime diplomatike bënë të ditur se ministri Fidan ka ardhur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.

Pas vizitës në xhami ai u takua me biznesmenë turq.

Axhenda zyrtare fillon të hënën me takimin me ministrin e Jashtëm shqiptar, Igli Hasani.

Të dy ministrat pas takimit do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për median.

Më pas mësohet se ministri i Jashtëm turk do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.