Please enter at least 3 characters.

Ministri i Jashtëm rus vjen me një ‘zgjidhje për luftën në Ukrainë’ – edhe pse e pranon se ‘nuk do të merret parasysh nga Perëndimi’

2024/02/download-e1707936007883.jpg
531:"In this handout photo released by Russian Foreign Ministry Press Service, Russian Foreign Minister Sergey Lavrov speaks during a meeting with top envoys from the separatist regions in eastern Ukraine, Vladislav Deinego of the Luhansk People's Republic and Sergei Peresada, of the Donetsk People's Republic (DPR), in Moscow, Russia, Friday, Feb. 25, 2022. Russia recognized the regions as independent states and then pointed at their request for military assistance to invade Ukraine. (Russian Foreign Ministry Press Service via AP)
2:"AP

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Rusia supozohet se është e gatshme për një zgjidhje politike paqësore që do t'i jepte fund luftës së saj kundër Ukrainës, por vetëm nëse territori që ajo ka pushtuar tashmë “do të merret parasysh”.

"Ne mbetemi të hapur për një zgjidhje politike dhe diplomatike bazuar në marrjen në konsideratë të interesave tona legjitime dhe realiteteve që janë zhvilluar gjatë shumë viteve dhe që tani kanë çuar në situatën aktuale", citohet të ketë thënë Lavrov, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën kohë, Lavrov vuri në dukje se duke qenë se "vendet perëndimore" nuk duan të marrin parasysh interesat e Moskës dhe realitetet në terren, "ende nuk ka opsione për një marrëveshje".

"Megjithatë, në mungesë të ofertave serioze nga ata që na shpallën luftë dhe [duke pasur parasysh] mosgatishmërinë e tyre për të marrë parasysh interesat tona ose realitetin [në terren] në territoret [e pushtuara], nuk do të jetë e mundur të vijmë në tryezën e bisedimeve për momentin. Ne nuk shohim ndonjë opsion të tillë".

Ai pretendoi gjithashtu se “Uashingtoni dhe aleatët e tij nuk heqin dorë nga ëndrrat e tyre për të na shkaktuar një disfatë strategjike”.

Në të njëjtën kohë, Lavrov pohoi se ushtria ruse supozohet se po "operonte me sukses" në "teatrin ukrainas të operacioneve ushtarake" dhe se "Perëndimi nuk po flet më për fitoren e tij, por se si ta pengojë Putinin të fitojë". /Telegrafi/