")
Please enter at least 3 characters.

Ministri i FSK-së në Francë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

2018/02/1.-Ministri-Berisha-me-Sekretaren-e-shtetit-te-Armatave-te-Frances-14.02.2018.jpg

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq.

Sipas njoftimit nga MFSK, në një takim miqësor u evokuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për të arriturat dhe synimet e FSK-së.

Znj. Darrieussecq e përgëzoi ministrin për sukseset, sidomos në integrimin e komuniteteve jo shumicë. /Telegrafi/