Please enter at least 3 characters.

Minareja e ezanit të parë në Afrikë - për mbi 13 shekuj i bën "roje" qytetit

2016/01/minareja-e-ezanit-t-euml-par-euml-n-euml-afrik-euml-p-euml-r-mbi-13-shekuj-i-b-euml-n-quot-roje-quot-qytetit_hd.jpg

Ajo është e njohur edhe për atë se nga minareja e saj është dëgjuar Ezani i parë në Afrikë, shkruan Anadolu Agency (AA ).

Qytetin Kairuan (Hajran) dhe Xhaminë e Ukbes në vitin 671 e ka ngritur gjenerali arab dhe i dërguari i Ukbe bin Nafi, ndërsa xhamia pamjen e tanishme e ka marr nga shekulli IX.

Emri i qytetit Kairuan në përkthim don të thotë pushimore, ndërsa për një kohë të shkurt fitoi famë dhe u bë tërheqës për vizitorë nga e gjithë bota, siç është edhe sot. Ndodhet në Detin Mesdhe në mes të kryeqytetit të Tunisit dhe qytetit Susa.

Çarshia e vjetër e qytetit, ku ndodhet edhe xhamia e Ukbes, që prej vitit 1988 është në listën e UNESCO të trashëgimisë kulturore botërore në Afrikë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në vitin 2009, Kairouanin e shpalli si "Kryeqytet i Kulturës Islame".

Xhaminë e Ukbes e zbukuron minareja 35 metërshe e lartë dhe njëra prej minareve më të bukura në botë, si dhe 365 shtyllat nga shekulli i VII dhe stolitë kaligrafike të bëra në periudhën e Perandorisë Osmane në shekullin XVI.

Alemi i minares së Xhamisë së Ukbes ruhet në një enë qelqi, ndërsa në qytet nuk është ndërtuar ndonjë ndërtesë më e lartë se minareja. /AA/