Please enter at least 3 characters.

Milwaukee eliminon Detroitin

2019/04/Milwakeeetroit.jpg
589:"DETROIT, MI - APRIL 22: Blake Griffin #23 of the Detroit Pistons is defended by Sterling Brown #23, Giannis Antetokounmpo #34 and Brook Lopez #11 of the Milwaukee Bucks while going to the basket during the first quarter of Game Four of the first round of the 2019 NBA Eastern Conference Playoffs at Little Caesars Arena on April 22, 2019 in Detroit, Michigan. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Duane Burleson/Getty Images)
12:"Getty Images

Milwaukee Bucks iu bashkohet skuadrave të tjera të NBA që kanë siguruar kualifikimin në raundit çerekfinal të 'play–offit'. Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt e çoi në 4-0 rezultatin e serisë ndaj Detroit Pistons e tashmë e presin të paktën katër përballje me Boston Celtics, që eliminuan po me rezultatin 4-0 Indiana Pacers.

Takimi i fundit i zhvilluar në “Little Caesars Arena” të Michiganit përfundoi me rezultat 104-127, ku shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, me plot 41 pikë, tri asistime dhe nëntë kërcime, ndërsa Reggie Jackson i Pistons u ndal në 26 pikë, pa mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen.

Antetokounmpo bëhet lojtari i parë në historinë e NBA-së që realizon mbi 40 pikë në më pak se 32 minuta në fazën 'play off' - transmeton SuperSport.

Nuk do të ketë duele të tjera që e mbyllin serinë me shifrat 4-0, pasi Houston Rockets e humbën sfidën e katërt ndaj Utah Jazz me rezultatin 107-91.

Skuadra nga Salt Lake City triumfoi në “Smart Home Arena” duke e shtyrë festën e Rockets, pavarësisht se James Harden realizoi 30 pikë. Më i miri i kësaj përballjeje rezultoi Donovan Mitchell me 31 pikë, i ndihmuar nga Jae Crowder e Ricky Rubio respektivisht me 23 dhe 18 pikë.