Milot Avdyli i pandalshëm, shënon tjetër gol të bukur në Slloveni
26/04/2026
Sulmuesi Milot Avdyli ka shënuar golin e dytë radhazi në Slloveni, këtë herë për Celjen ndaj Aluminij.
Pasi shënoi dhe asistoi në sfidën ku Celje e fitoi titullin e kampionit, ish-kapiteni i Kosovës U21 ka vazhduar me paraqitje pozitive.
Avdyli realizoi nga afërsia për golin e tretë të Celjes ndaj Aluminij, ku shënoi pas asistimit të Nietos (39’).
Ndërkohë, ky ishte goli i dytë në kampionatin slloven për Avdylin, i cili ka edhe gjashtë asistime në proces./Telegrafi/


