Please enter at least 3 characters.

Milito: Icardi është fajtor për situatën me tifozët

2016/10/5934c4b89ebd3b7c7e6aa21bb5f55231_169_xl.jpg

Ish-sulmuesi i Interit, Diego Milito, thotë se Mauro Icardi mund ta fajësojë vetveten për përçarje e tij me tifozët ultras të klubit.

Milito mendon se komenti i Icardit ishte i panevojshëm dhe sipas tij, kjo përçarje mes argjentinasit dhe tifozëve të Interit nuk është e dobishme për asnjërën palë.

“Ishte një koment krejtësisht i panevojshëm”, ka thënë Milito, transmeton KosovaPress.

“Ishte një koment i papërshtatshëm që e futi atë në konflikt me tifozët. Kjo nuk është e dobishme për askënd”.

“Ishte një koment që nuk është në dobi të askujt. Kjo lloj sjellje nuk është e dobishme”, ka shtuar Milito.