Please enter at least 3 characters.

Milionat e këtyre ekipeve dhe përfaqësueseve refuzoi De Biasi

2016/01/milionat-e-k-euml-tyre-ekipeve-dhe-p-euml-rfaq-euml-sueseve-refuzoi-de-biasi_hd.jpg

Ofertat për trajnerin De Biasi gjithmonë kanë qarkulluar nën zë, por këtë herë, vetë ai vendos të bëjë publike dy të fundit.

“Po, unë kam pasur oferta dhe po ju them një prej tyre: ka qenë Olympiakosi i Pireut, një ofertë që më ka ardhur shtatorin e shkuar. Unë iu përgjigja negativisht, pasi doja t'i çoja përpara këta djem deri në fund të kësaj aventure evropiane. Më pas, mund të them se kam patur edhe të tjera oferta nga federata shumë më të pasura se ajo e Shqipërisë”.

“Këtë dimër i kam treguar presidentit një mesazh me një ofertë për 1.5 milionë euro në vit, për një kontratë 2-vjeçare, pra, refuzova 3 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke mos e marrë fare në konsideratë ofertën”.

Sa i përket diskutimit të fundit, ku një prej anëtarëve të komitetit të FSHF-së, në një nga deklaratë publike, ka theksuar faktin se De Biasi u bë i njohur prej Shqipërisë, italiani nuk e ka kapërdirë dot, duke nxituar menjëherë të bëjë një reagim.

“Dikush mendon se unë jam i mbivlerësuar dhe se më bëri të madh Shqipëria, ndërsa më parë kur drejtoja Torinon, çova në Serinë A Modenën, apo kur stërvitja Roberto Baggion, isha një hiç”, thotë tekniku italian i përfaqësueses sonë.