Please enter at least 3 characters.

Miliarderi saudit dhe princa të tjerë duke fjetur në dysheme, pas arrestimit për “korrupsion” (Foto)

2017/11/a111-e1510049414715.jpg
16:"© DailyMail.com

Në gjumë në dyshemenë e “burgut” luksoz me pesë yje, 11 prijës sauditë, ministra të qeverisë dhe biznesmenë presin fatin e tyre, pas arrestimit të tyre në spastrimin më të madh anti-korrupsion të historisë moderne të mbretërisë.

Në një foto të marrë ekskluzivisht nga DailyMail.com, përcjell Telegrafi, burrat janë parë të mbledhur së bashku në hotelin Ritz Carlton në Riad, kryeqytetin saudit, brenda në një nga dhomat e saj - të mbështjellë me batanije dhe duke fjetur mbi dyshekë të hollë.

Burimet saudite thonë se në mesin e atyre të fotografuar në dhomë janë investitori miliarder Prince Al-Waleed bin Talal, i cili është nip i mbretit, që ka një pasuri rreth 18 miliardë dollarë dhe zotëron aksione në Twitter, Lyft dhe Citigroup.

Fotografia u zbulua pasi Presidenti Trump i dha gjithë mbështetjen njeriut që urdhëroi arrestimet masive, Mohammed bin Salman, trashëgimtarit 32-vjeçar ambicioz të fronit.

Në dy postimet në Twitter, derisa po përgatitej të largohej nga Japonia për Koreja e Jugut në një turne të gjatë aziatik, ai tha: "Kam besim të madh tek Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, ata e dinë saktësisht se çfarë po bëjnë”. “.... Disa prej atyre e kanë ‘mjelë’ vendin e tyre për vite!” /Telegrafi/