Please enter at least 3 characters.

Miley Cyrus konfirmon martesën me Liam Hemsworth

2018/12/MileyLiam-e1545862953940.jpg
266:"BEVERLY HILLS, CA - MARCH 04: Miley Cyrus (L) and Liam Hemsworth attend the 2018 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 4, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images)
12:"Getty Images

Miley Cyrus e ka konfirmuar se është martuar me Liam Hemsworth në një ceremoni të fshehtë gjatë festave të fundvitit.

Këngëtarja dhe aktorja 26-vjeçare i ka shpërndarë disa fotografi të saja me aktorin 28-vjeçar, teksa çifti shfaqet shumë i lumtur.

Në njërën prej fotografive, shihen të porsamartuarit duke u përqafuar menjëherë pasi i kanë dhënë premtimet.

Miley dhe Liam njoftuan për fejesën e tyre në vitin 2012, mirëpo u ndanë vetëm pas një viti.

Ata u ribashkuan në vitin 2016 kur Cyrus shkoi në Australi për ta kaluar natën e Vitit të Ri me familjen e Hemsworth.

Në postimet e 26-vjeçares në Instagram, ajo ka treguar se martesa ka ndodhur ditën e diel (23 dhjetor 2018).

Autorja e hitit "Wrecking Ball" e ka mbajtur të fshehtë martesën deri më sot (e mërkurë) përkundër spekulimeve në media se ajo dhe Liam ishin martuar. Porse tashmë e ka konfirmuar. /Telegrafi/