Please enter at least 3 characters.

Milani ka vendosur rekord të ri negativ për klubet e Serie A në Ligën e Kampionëve

2023/10/ac-milan-1.jpg
336:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 25: The players of AC Milan interact with Referee Slavko Vincic as the VAR reviews a goal scored by Ousmane Dembele of Paris Saint-Germain during the UEFA Champions League match between Paris Saint-Germain and AC Milan at Parc des Princes on October 25, 2023 in Paris, France. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka kaluar pesë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve pa shënuar gol, duke vendosur një rekord të ri negativ për klubet e Serie A në këtë garë.

Kuqezinjtë nuk shënuan në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, duke humbur 3-0 në total nga rivalët e qytetit, Interi, në gjysmëfinale dhe e kanë nisur garën e këtij sezoni pa gola në tre ndeshje, duke marrë barazime 0-0 kundër Neëcastle dhe Borussia Dortmund dhe duke humbur 3-0 nga PSG të mërkurën mbrëma.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, kjo është hera e parë që një klub i Serie A nuk arrin të shënojë në pesë ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve.

Olivier Giroud ishte lojtari i fundit i Milanit që gjeti rrjetën në garë në minutën e 43-të të ndeshjes së dytë çerekfinale kundër Napolit më 18 prill.

Megjithatë, kuqezinjtë kanë ende shanse për t'u kualifikuar në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pavarësisht se janë në fund të Grupit F me vetëm dy pikë.

PSG është kryesues i grupit me gjashtë pikë, i ndjekur nga Neëcastle dhe Borussia Dortmund me nga katër pikë. /Telegrafi/