Please enter at least 3 characters.

Milani fiton në minutat e fundit të takimit ndaj Parmës

2019/12/GettyImages-1185805489.jpg
271:"PARMA, ITALY - DECEMBER 01: Hernani of Parma Calcio competes for the ball with Frank Kessie of AC Milan during the Serie A match between Parma Calcio and AC Milan at Stadio Ennio Tardini on December 1, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka arritur që në minutat e fundit të takimit ta mposht Parman edhe t’i marrë tri pikë.

Rossonerët fituan 1-0 ndaj rivali të Serie A-së në kuadër të javës së 14-të.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, por që të dyja skuadrat kishin shanse të arta që të kalonin në epërsi.

Parma vs Milan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

45-minutëshi i dytë filloi më mirë për Milanin që kërkonte medoemos të kalonte në epërsi.

Por, ishte minuta e 88-të atëherë kur Theo Hernandez shënoi golin e vetë të takimit dhe ia fitoi kështu skuadrës së tij tri pikë të vlefshme.

Pas javës së 14-të, Milani gjendet në pozitën e 11-të me 17 pikë, derisa në xhiron e 15-të do të takohet me Bolognan. /Telegrafi/