Please enter at least 3 characters.

Milani dhe Real Madridi pritet të takohen për Ceballosin

2019/06/Ceballos.jpg
248:"SEVILLE, SPAIN - JANUARY 13: Dani Ceballos of Real Madrid CF in action during the La Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on January 13, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Ceballos pëlqehet nga Milani dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të jetë një takim mes klubit italian dhe Real Madridit për shërbimet e tij.

Transferimet e mëdha të bëra këtë afat kalimtar nga Real Madridi kanë bërë që klubit mbretëror të mendoj edhe largimin e disa lojtarëve të panevojshëm.

I tillë është edhe mesfushori i ri spanjoll, Ceballos, i cili nuk dëshirohet nga Zinedine Zidane dhe pritet të largohet në këtë verë.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Ceballos pëlqehet shumë nga Milani dhe gjithashtu edhe lojtari është i vendosur për të kaluar në San Siro.

Dani Ceballos (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ky medium shton se klubet e mëdha evropiane do të takohen gjatë javëns dhe në tavolinë do të jetë edhe diskutimi për marrëveshjen e spanjollit.

Milani po mban shënime edhe për talentin tjetër Marcos Llorente, i cili mendohet të jetë gjithashtu i vendosur për t'u larguar nga Reali përpara sezonit të ri. /Telegrafi/