Please enter at least 3 characters.

Mijëra evropian duan të harrohen nga Google

2016/01/mij-euml-ra-evropian-duan-t-euml-harrohen-nga-google_hd.jpg

Kërkesat e dorëzuara të premten, erdhën pasi Google e kishte postuar një formular online që i lejon evropianët të kërkojnë mundësinë e heqjes së rezultateve të kërkimit rreth tyre nga interneti.

Numri i kërkesave nga qytetarët evropian i konfirmon parashikimet e mëparshme të dhëna nga e përditshmja gjermane Der Spiegel, dhe të raportuara edhe nga mediat tjera.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se individët kanë të drejtë të kërkojnë që informacioni rreth tyre të fshihet nga rezultatet e kërkimeve në rrethana të caktuara, nëse të dhënat janë vjetëruar ose janë të pasakta.

Google tha se çdo kërkesë do të shqyrtohet në mënyrë individuale për të vlerësuar se a plotësohen kriteret e vendimit për fshirjen e informacioneve të përdoruesve të saj. /Telegrafi/