Please enter at least 3 characters.

Mido humb 37 kilogram pas kritikave nga tifozët, i kërkon trajnerit të Egjiptit ta ftojë për Kampionatin Botëror

2018/06/15279392985541.jpg

Sulmuesi i njohur egjiptian, Mido, javë më parë ishte kritikuar shumë nga tifozët për kilogramët e tepërt.

Por, ai është përgjigjur tifozëve në mënyrë të mundshme, ka humbur 37 kilogram në pak muaj.

Në mes të tjerave ka edhe një kërkesë për trajnerin e Egjiptit, Hector Cuper.

"Zotëri Cuper, e di që je i dëshpëruar për një sulmues që mund të mbajë topin për ju në kundërsulme".

"Kam shënuar gol çdo dy ndeshje për Egjiptin, pra ju keni të garantuar gol nga unë në Kampionatin Botëror në tri ndeshjet e fazës së grupeve", ka shkruar Mido në Twitter.

35-vjeçari është pensionuar nga Përfaqësuesja e Egjiptit në vitin 2009.

Si futbollist ai luajti për skuadra të mëdha si Gent, Ajaxi, Marseille, Roma, Tottenham dhe Middlesbrough. /Telegrafi/