Please enter at least 3 characters.

Microsoft shet 5 milionë njësi të Xbox One

2016/01/microsoft-shet-5-milion-euml-nj-euml-si-t-euml-xbox-one_hd.jpg

Publikimi i këtyre shifrave vjen si përgjigje ndaj rivalit Sony, i cili para disa ditësh kishte njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 7 milionë njësi të PlayStation 4 që nga koha e debutimit në treg, ndërsa Microsoft mbetet prapa me 2 milionë njësi më pak të shitura të konsolës së saj.
Microsoft dhe Sony kanë lëshuar disa titra shumë atraktiv të lojërave, ta zëmë Xbox One e ka lojën Titanfall, ndërsa në PS4 ka prezantuar Famous Second Son.

Microsoft radhitet në maje të tabelës me Titanfall, edhe pse shitjet e kësaj loje vijnë nga versioni për PC dhe konsolë. / Telegrafi /