Microsoft “ka humbur rrugën” kur bëhet fjalë për Notepad
Microsoft po vazhdon të shtojë funksione të reja në programin Notepad, duke e transformuar këtë mjet të thjeshtë të Windows në një aplikacion më kompleks.
Ai nuk është më thjesht një editor i vogël tekstesh - kompanitë kanë integruar mbështetje për inteligjencë artificiale (AI), tabele, formatim teksti, opsione për skeda (tabs), funksion autosave (ruaje automatikisht) dhe shumë opsione të tjera.
Këto ndryshime e bëjnë Notepad të duket shumë më i ngjashëm me mjetet më të fuqishme të redaktimit dhe kanë ndikuar që ai të zëvendësojë aplikacione tjetër në sistem.
Në fakt, disa nga këto funksione që tani gjenden në Notepad më parë ishin pjesë e aplikacioneve të tjera si WordPad - një editor më i avancuar i tekstit që tani është hequr nga versionet e fundit të Windowsit.
Microsoft pritet të vazhdojë të sjellë edhe funksione të reja në Notepad me kërkesë të përdoruesve dhe zhvillime të teknologjisë AI. /Telegrafi/


