Please enter at least 3 characters.

Michel Platini lirohet pas arrestimit për korrupsion

2019/06/platini.jpg
247:"SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JULY 25: President of UEFA Michel Platini attends the Preliminary Draw of the 2018 FIFA World Cup in Russia at The Konstantin Palace on July 25, 2015 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është liruar nga paraburgimi, pas arrestimit që ndodhin në mëngjesin e të martës.

Legjenda e futbollit francez ishte në krye të futbollit evropian nga vitit 2007 deri në vitin 2015, por më pas u suspendua për katër vite në bazë të fakteve që ishin gjetur për keqpërdorime.

Por, Platini u arrestua dje nga policia e Francës nën akuza për korrupsion në organizimin e Kampionatit Botëror në Katar për vitin 2022.

Michel Platini (Getty Images)

Francezi është nën akuza për blerje të votave, derisa Katarit mund t’i hiqet organizimi i Kupës së Botës, për ta zhvendosur në një vend tjetër.

Avokati i Platinis, William Bourdon, ka thënë se ish-kreu i UEFA-s është liruar nga paraburgimi pa ndonjë gjobë, duke shtuar se është bërë bujë mbi asgjë.

“Po, zotëri Platini është liruar nga paraburgimi dhe mendoj se është bërë bujë e madhe për asgjë”, ka thënë shkurtazi avokati i 63-vjeçarit.

Autoritet në Francë janë duke vazhduar hetimet ndaj këtij skandali që u zbulua ditën e djeshme, por që daton nga viti 2010. /Telegrafi/