Please enter at least 3 characters.

Mexhiti: Nga muaji mars, mbi 300 mijë pensionistë përfitojnë rritje prej 5.000 denarëve

2024/08/izet-mexhiti-e1723809377946.png

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti ka njoftuar se nga marsi i vitit 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti.

Nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.

Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për një të ardhme më të mirë për të gjithë!
Urime!