Please enter at least 3 characters.

Messi vetëm një het-trik larg Ronaldos

2019/02/Messi-ronaldo-e1550956065743.jpg
271:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Cristiano Ronaldo of Real Madrid greets Lionel Messi of Barcelona prior to the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-4 në La Liga.

Ishte Lionel Messi lojtari i ndeshjes, argjentinasi shënoi tre gola dhe arriti të asistojë te goli i Luis Suarezit.

Kështu 31-vjeçari regjistroi het-trikun e 50-të në karrierë me Barçën (45) dhe Përfaqësuesen e Argjentinës (pesë).

Gjatë 50-të het-trikëve një herë arriti të shënojë pesë gola, ndërsa në pesë raste tjera nga katër gola.

Gjithsesi ylli i Barcelonës është ende një het-trik larg Cristiano Ronaldos.

34-vjeçari ka arritur të shënojë gjatë karrierës së tij 51 het-trikë, gjatë me Përfaqësuesen e Portugalisë, një me Manchester Unitedin dhe 44 me Real Madridin.

CR7 ende është një pritje të het-trikut te Juventusit, ndërsa vlen të theksohet se tashmë me Zonjën e Vjetër  ka shënuar 21 gola në 33 ndeshje. /Telegrafi/