Messi shënon supergol nga goditja e dënimit ndaj Celta Vigos
09/11/2019
Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit në ndeshjen ndaj Celta Vigos e vlefshme për javën e 13-të në La Liga.
Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi të ngushtë 2-1 në përballjen ndaj Celta Vigos.
Më meritori në këtë epërsi të katalunasve ishte pikërisht kapiteni argjentinas, Lionel Messi.
Messi arriti të shënoj të dy golat e Blaugranëve, ku i pari erdhi nga penalltia në minutën e 23-të për 1-0.
Goli i dyti i argjentinasit ishte thjeshtë brilant pasi erdhi nga gjuajtja e lirë nga një distancë rreth 25 metrave.
Ky gol i Messit erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë dhe ishte i shtati për të këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/
https://twitter.com/FCBINFO24/status/1193269625892540417


