Please enter at least 3 characters.

Messi rezulton pozitiv me coronavirus

2022/01/leo14-e1641126994564.jpg

Superylli i Paris Saint-Germainit, Lionel Messi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Argjentinasi është në mesin e katër futbollistëve të klubit francez që kanë dalë pozitivë në testimet për coronavirus.

Në njoftimin e PSG-së thuhet se edhe një pjesëtar i stafit është pozitiv së bashku me Messin, mbrojtësin e majtë Juan Bernat, portierin rezervë Sergio Rico dhe mesfushorin 19 vjeçar Nathan Bitumazala.

(Foto: Instagram/leomessi)

Futbollistët e përmendur nuk do të jenë në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e të hënës mbrëma në kuadër të Kupës së Francës.

Paris Saint-Germaini ka një sfidë të lehtë pasi luan ndaj ekipit të ligës së tretë, Vannes. /Telegrafi/