Please enter at least 3 characters.

Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron

2019/12/LionelMessiverdh-1.jpg
235:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 01: Lionel Messi of FC Barcelona looks on during the Liga match between Club Atletico de Madrid and FC Barcelona at Wanda Metropolitano on December 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka pranuar se pensionimi po afron, mirëpo ka thënë se shpreson t'i shijojë edhe shumë vite në top-formë me fanellën e Barcelonës dhe atë të Argjentinës.

Kjo deklaratë e superyllit të futbollit vjen pasi ai e fitoi Topin e Artë për vitin 2019 që ishte i gjashti në karrierën e tij - më shumë se çdokush tjetër.

Ai është 32 vjeçar dhe kur është fjala për futbollistë, kjo do të thotë se fundi i karrierës së tij nuk është edhe shumë larg.

Lionel Messi (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Jam i vetëdijshëm për moshën që kam. Dhe po i shijoj shumë këto momente, sepse e di se pensionimi po afron. Koha fluturon", ka deklaruar Messi.

Megjithatë, sulmuesi menjëherë e ka sqaruar se nuk e ka në plan të largohet nga futbolli në një të ardhme të afërt, pasi shpreson të luajë edhe për disa vite, varësisht nga gjendja e tij fizike dhe personale. /Telegrafi/