Please enter at least 3 characters.

Messi e pranon publikisht: Kjo nuk është Copa America më e mira për mua, e rëndësishme është fitorja

2019/06/GettyImages-1158888415.jpg
319:"RIO DE JANEIRO, BRAZIL - JUNE 28: Lautaro Martinez of Argentina celebrates with teammate Lionel Messi after scoring the opening goal during the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Argentina and Venezuela at Maracana Stadium on June 28, 2019 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Lucas Uebel/Getty Images)
12:"Getty Images

Argjentina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa America.

Skuadra e udhëhequr nga Lionel Scaloni ka mposhtur Venezuelën në çerekfinale 2-0 për të kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Brazilin.

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi ka folur për formën jo të mirë që po e kalon.

Messi ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshke, atë ndaj Paraguait nga pika e bardhë.

Lautaro Martinez dhe Lionel Messi . (Photo by Bruna Prado/Getty Images)

"E vërteta është kjo që nuk është Copa America më e mira për mua në aspektin personal".

"Ka ndeshje, që luhen në këtë mënyrë, ka situata të komplikuara, kur duhet të bësh diçka ndryshe. Gjëja e rëndësishme është që ne fituam dhe vazhdojmë përpara", u shpreh Messi.

Ylli i madh i Barcelonës dhe Argjentinës e vlerëson skemën e trajnerit Scaloni.

"Ne e dimë se kjo skemë me tre sulmues ka diçka thelbësore. Duhet të kthehemi e të ndihmojmë edhe në fazën mbrojtëse".

Brazili dhe Argjentina do të përballen të martën pas mesnate me kohën tonë lokale (2:30) në gjysmëfinale. /Telegrafi/