Messi bën gjithçka vet: Driblon disa lojtarë, nxjerrë penallti dhe e kthen në gol
16/06/2020
Lionel Messi ka vazhduar me formë të mirë në ndeshjet që po zhvillohen pas bllokimit nga pandemia COVID-19.
Në ndeshjen ndaj Leganes, kur Barcelona ishte duke fituar me rezultat 1-0, argjentinasi mori një top në mesin e fushës dhe kaloi disa lojtarë dhe me tu futur në zonë, pengohet nga mbrojtësit.
Pas rishikimit të VAR, u vendos që argjentinasi ishte penguar në zonë.
Ishte vetë Lionel Messi që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë për ta kthyer në gol.
Messi scores again He's on a mission since coming Back ? pic.twitter.com/U3dnGWCh1r
— Ryan (@MessiCF10) June 16, 2020
Barcelona aktualisht është në epërsinë me rezultat 2-0, ndërsa ky ishte goli i 21-ti i Messit në kampionat. /Telegrafi/


