Mësohen shifra që do të paguhet për Amir Rrahmanin nga Napoli – poashtu edhe paga e tij dhe kohëzgjatja e kontratës
261:"NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Piotr Zielinski of SSC Napoli vies with Amir Rrahmani of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
Amir Rrahmani (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images
08/01/2020
Amir Rrahmani pritet të jetë blerja më e re e Napolit dhe atë që në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi shqiptar pritet të bashkohet me Napolin vetëm gjatë verës.
Gazetari i njohur italian Gianulca Di Marzio, i ka zbuluar shifrat që do të paguajë Napoli për Amir Rrahmanin.
Mësohet se te Verona do të shkojnë 14 milionë euro për kartonin e tij.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë vite me një pagë fillestare prej 1.5 milion euro.
Napoli po ashtu janë afër marrëveshjes edhe për mesfushorin maroken Sofyan Amrabat.
Rrahmani këtë vit ka kaluar nga Dinamo Zagreb te Verona ku ka shkëlqyer me klubin e ri. /Telegrafi/


