Please enter at least 3 characters.

Mësohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

2017/03/ucldraw-1426838838-1.jpg

Parmbrëmë janë zhvilluar ballafaqimet e fundit të 1/16 së finales së  Ligës së Kampionëve.

Sot, është hedhur shorti i çerekfinaleve në Nyon të Zvicrës, ku janë mësuar edhe katër çiftet.

Padyshim që përballja më e fortë do të zhvillohet mes skuadrës së Real Madridit dhe Bayern Munichut, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu derbi i madh do të jetë edhe takimi mes Juventusit dhe Barcelonës.

Theksojmë se finalja do të zhvillohet në Cardiff të Uellsit.

Kujtojmë se kampioni aktual është Real Madridi, i cili ka fituar trofeun e kësaj gare elitare evropiane për klube 11 herë.

30/08/2018 16:14-Vazot e shortit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve

17/03/2017 12:28-Datat e zhvillimit të ndeshjeve

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë 18 dhe 19 prill... më shumë

17/03/2017 12:14

Juventus do të përballet me Barcelonën.

17/03/2017 12:12

Bayern Munich ndeshet me Real Madridin.

17/03/2017 12:12

Borussia Dortmund do të përballet me Monacon.

17/03/2017 12:11

Çifti i parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të jetë mes Atletico Madridit dhe Leicester Cityt.

17/03/2017 11:52-Pique: Nuk kemi preferenca

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për shortin duke thënë se skuadra e tij nuk preferon ndonjë skuadër.

“Nuk kemi asnjë preferencë, jemi duke pritur të qetë shortin. Dua të theksoj se nuk i frikësohemi asnjë skuadrës”, deklaroi Pique.... më shumë

17/03/2017 11:51-Bonucci zbulon ekipet që do të donte ta takonte dhe të kundërtën në çerekfinale të L.K.

Reprezentuesi italian ka pohuar se dëshiron të luajë në këtë fazë me Barcelonën.

Por , italiani ka zbuluar edhe ekipin më të vështirë të mundshëm për italianët në këtë fazë...më shumë 

17/03/2017 11:46-Raggi kërkon hakmarrje ndaj Leicesterit

Mbrojtësi i Monacos, Andrea Raggi kërkon të përballet me Leicesterin për hakmarrje ... më shumë

17/03/2017 11:35-Cili trajner ka drejtuar në të kaluarën çerekfinalistët e sivjetmë të Ligës së Kampionëve?

Tetë klube në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, katër prej tyre i ka drejtuar vetëm një trajner...më shumë

17/03/2017 11:33-Simpon: Ndjenjë e veçantë të jesh në çerekfinale

Danny Simpson, mbrojtësi i Leicester Cityt "Është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Është një ndjenjë e veçantë".

Theksojmë se anglezët kanë eliminuar skuadrën kampione aktuale të Ligës së Evropës, Sevillam

17/03/2017 11:30

Shorti për përcaktimin e çifteve do të jetë i hapur dhe nuk do të ketë skuadra të ndara në dy vazo. Edhe klubet që i përkasin të njëjtit shtet do të mund të luajnë mes vete.

17/03/2017 11:23

Shorti do të hidhet nga ora 12:00 në qytetin e Nyonit në Zvicër ku ka selinë shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

17/03/2017 11:18

Këto janë tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve:

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Atletico Madrid, Juventus, Borussia Dortmund, Monaco, Leicester City