Please enter at least 3 characters.

Mësime jetësore nga Dalai Lama për vlerat e vërteta të kësaj jete

2016/05/o-DALAI-LAMA-facebook.jpg
232:"The Dalai Lama bids the audience goodbye at the Massachusetts Institute of Technology in Cambridge, Mass., Friday, Oct. 31, 2014 after participating in a panel discussion with professors and young students. (AP Photo/Elise Amendola)
2:"AP

Dalai Lama është i mençur, dhe principet e tij jetësore janë të thjeshta për t’u kuptuar.

Mijëra njerëz në botë i qartësojnë vlerat e tyre jetësore dhe fillojnë të besojnë në vetvete posa t’i dëgjojnë mësimet e tij.

Pavarësisht diferencës në gjuhë, fjalët e tij janë të kuptueshme për çdo njeri sepse ai e flet gjuhën e mirësisë.

Telegrafi më poshtë ju mundëson ta shihni botën përmes syve të Dalai Lama dhe mund të lexoni se çfarë ka ai për të thënë për botën.

- Qëllimi i jetës është të jemi të lumtur. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por zemrat tona kanë nevojë për shpresë. Kjo na ndihmon të vazhdojmë përpara.

- Konfliktet lindin kur fokusohemi në diferencat mes nesh: kombësia, religjioni, edukimi, pasuria. Është shumë më e rëndësishme të mbajmë mend se jemi të gjithë njerëz, dhe kjo na bën të gjithëve të njëjtë.

- Miqësia nuk varet nga fama, paratë apo forca fizike. Ajo bazohet në besim dhe dashuri.

- Çdo njëri nga ne duhet të mësojë të punojë jo vetëm për të mirën e vet dhe të mirën e familjes, por për të mirën e njerëzimit. Përgjegjësia është koncept që e siguron mbijetesën e njerëzimit.

- Ndryshimet personale dhe në botë nuk ndodhin shpejt. Por nëse nuk përpiqemi, asgjë nuk do të ndryshojë.

- Progresi teknologjik i ka bërë jetët tona më komode, por nuk na ka dhënë paqen e mendjes.

- Nëse dëshironi të keni një jetë të lumtur, bëhuni të hapur dhe të mëshirshëm. Kjo është baza e çdo shoqërie të vërtetë.

- Asnjë ndryshim nuk ndodh për shkak të vendimeve të qeverisë apo Kombeve të Bashkuara. Ndryshimet e vërteta ndodhin kur njerëzit fillojnë ta përdorin mendjen e tyre dhe t’i bazojnë vendimet në vlera.

- Dhuna është metodë e së kaluarës për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve.

- Është naivitet të mendojmë se mirëqenia e njerëzimit varet vetëm nga lutjet. Ne duhet të ndërmarrim veprime të vërteta.

- Nëse një njeri e vret një kafshë, është e pikëllueshme. Por nëse një njeri e vret një njeri tjetër, është e tmerrshme.

- Dua që të rriturit të jenë si fëmijët: të hapur dhe t’i pranojnë njerëzit siç janë vetvetja.

- Mëshira e zvogëlon frikën, e rritë vetëbesimin dhe na zbulon forcën tonë të brendshme. Kur fillojmë t’u besojmë njerëzve tjerë dhe të bëhemi të hapur, ne ndalojmë së ndjeri të vetmuar dhe e kuptojmë qëllimin e jetës.

- Feja ime është shumë e thjeshtë. Feja ime është mirësia./Telegrafi/