Please enter at least 3 characters.

Mes shumë polemikave për referim, përfundon pafitues derbi mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Anfield

2018/02/Salah.jpg
274:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 04: Mohamed Salah of Liverpool look dejected after Tottenham Hotspur first goal during the Premier League match between Liverpool and Tottenham Hotspur at Anfield on February 4, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Derbi mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur në Ligën Premier përfundoi me rezultat 2-2.

Ishte një ndeshje e bukur me raste nga të dy anët, por takimi në Anfield nuk dha fitues.

Goli i parë në takim erdhi nga Mohamed Salah në minutën e tretë dhe më këtë rast egjiptiani u bë lojtari i parë në histori të Liverpoolit që arrin të shënojë më shumë se 20 gola në 25 ndeshjes.

(Getty Images)

Në minutën e 80-të rezultati u barazuan me anë të Victor Wanyamas, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti Loris Kariusin.

Shtatë minuta më vonë gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, e cila ngjalli shumë pakënaqësi te vendasit, por për fat të mirë të tyre gjuajta e Harry Kane u mbrojt nga Karius.

(Getty Images)

Salah ishte ai që në minutën e dytë shtesë të lojës i dha epërsinë Liverpoolit për herë të dytë në takim.

Kur të gjithë menduan se Reds do të fitojnë, në skenë dolën edhe një herë gjyqtarët duke i dhënë edhe një penallti Spurs. Dhe normalisht që këtë herë Kane nuk gaboi nga pika e bardhë.

(Getty Images)

Kjo përballje tregoi edhe se VAR-i është i nevojshëm edhe në kampionatin elitar anglez.

Pas këtij barazimi Liverpooli renditet në vendin e tretë me 51 pikë, kurse Tottenhami dy pozita më poshtë me 49 pikë. Në xhiron tjetër skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndaj Southampton, kurse Tottenhami kundër Arsenalit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6e8kpk