Please enter at least 3 characters.

Mes ngjarjeve të fundit, Tayna publikon fotografi nga prapskenat e klipit të ri

2024/06/Screenshot_40-2.png

Rap-artistja shqiptare, Tayna, pak ditë më parë është kthyer me projekt të ri.

"Si ai" titullohet kënga, me të cilën bëri rikthimin në skenë pas disa muajsh.

Megjithatë, akoma pa u bërë 24 orë kjo këngë u fshi nga platforma YouTube.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky projekt iu bllokua nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli, me të cilin dukej se është në një konflikt.

Ish-menaxheri sqaroi se Tayna ka qenë me të në kontratë për pesë vjet të tjera dhe se kompania ia ka larguar këngën.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas reagimeve të njëri-tjetrit, ai premtoi që kjo këngë do të kthehet në YouTube.

Ndryshe, kënga mori reagime të shumta kryesisht pozitive në rrjet. /Telegrafi/