Merret vendim për masën çift-tek në Shkup, për të parandaluar ndotjen
124:"Gbg/ 090625 / EU mötes bilar Foto: Roger Lundsten
BLR-Fotograferna AB
Krokslätts fabriker 17
431 37 Mölndal
19:"BLR-Fotograferna AB
23/02/2017
Qeveria, me rekomandim të Ministrisë së Mjedisit ka obliguar MPB të përpilojë ndryshime të Ligjit për siguri në komunikacion, me futjen e masës çift – tek.
Këshillave komunal dhe ndërmarrjeve për parkim publik u ka rekomanduar të shqyrtojnë mundësinë për rritje të çmimit të parkingjeve gjatë tejkalimit të pragut të alarmimit, me çka do të stimulohet shfrytëzimi i transportit publik si dhe mënyrë tjetër e transportit alternativ.
Gjithashtu, Qeveria ka obliguar të gjitha organet e administratës publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të kufizojnë deri në (50%) të shfrytëzimit të makinave zyrtare për shkak të tejkalimit të pragut të alarmimit për ajrin e ndotur. /Telegrafi/


