Please enter at least 3 characters.

Merr fund aventura e Rita Zeqirit në Rio 2016

2016/08/CnvovhZWEAAH32U-e1470587466440.jpg

Rita Zeqiri ka përfunduar në pozitën e tretë dhe të fundit në baterinë e saj, duke e mbyllur kështu ëndrrën olimpike shumë herët.

Notarja kosovare ka garuar pak minuta më parë në stilin shpinë, 100 metra, duke e mbyllur garën për kohën 1:12:31, duke përfunduar prapa dy garueseve tjera.

Nepalezja Singh e mbylli garën e para për kohën 1:08:45, kurse Evelina Afoa ishte e dyta me kohën 1:08:74, , shkruan Zëri.

Rita, me këtë rast, i bashkohet çiklistit Qëndrim Guri dhe shenjëtares Urata Rama, duke u bërë garuesja e tretë kosovare që eliminohet nga Olimpiada.